Aksident në Korçë/ Makina përplas 16-vjeçarin teksa kalonte rrugën, dërgohet menjëherë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Korçë/ Makina përplas 16-vjeçarin teksa kalonte rrugën, dërgohet menjëherë në spital

Aksident me një të plagosur në unazën jugore të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Fajancës, vend i cili është kthyer në burim aksidentesh të shumta.

 

Sipas policisë një 16 vjeçar ka qënë duke kaluar nga një anë të rrugës në anën tjetër ku është goditur nga mjeti tip” Citroen” .

 

Advertisement

Nga goditja 16 vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

 

Burime pranë këtij spitali thanë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethrrotullimi i Fajancës ka pasur aksidente të shumta kjo edhe për shkak  se ky segment unaze ndan dy qëndra banimi.

 

Advertisement

Aksidentet sipas banorëve vijnë edhe për shkak të mungesës së një nënklaimi po ashtu edhe të mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit rrugor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy