Aksident në Pogradec/ Bëhen ‘copë’ dy makina, një i plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Pogradec/ Bëhen ‘copë’ dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e para të dites së sotme në Pogradec.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit pak kilometra larg fshatit Lin. Sipas policisë rrugore të dy mjetet po leviznin nga Qafa Thana në drejtim të Pogradecit dhe në një kthesë me pamje të kufizuar një mjet tip Mercedes Benz ka goditur në pjesën e pasme makinën tip Golf4.

 

Advertisement

Nga goditja mesohet se një person është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit ku dhe po merr ndihmen mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar pa probleme për jetën.

 

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Mesohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuar e Benzit si dhe lagështira në rrugë pasi një pjesë e juglindjes është përfshirë nga rreshje shiu.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy