Aksident në Shkodër, 61-vjeçari humb kontrollin e motorrit dhe përplaset me makinën e parkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Shkodër, 61-vjeçari humb kontrollin e motorrit dhe përplaset me makinën e parkuar

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Hoti i Ri.

Një 61-vjeçar me iniciale A.M ka humbur kontrollin e motorrit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një makinë të parkuar.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesi i motorrit dhe pasagjerja që ndodhej me të, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, shtetasi A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.

Advertisement

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., dhe shtetesja Sh. M., 61 vjeçe ( pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy