Aksident në Shkodër/ Makina përplas këmbësorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Shkodër/ Makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku makina ka përplasur një këmbësor.

 

Policia bën me dije se rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës.

 

Advertisement

Shtetasi F. L., aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy