Aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkozet. Policia njofton se një 50-vjeçar, ende i paidentifikuar ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi A. G., 32 vjeç.
50-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
AdvertisementNdërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.