Aksident tragjik në Konispol/ Vdes shoferi, tre të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident tragjik në Konispol/ Vdes shoferi, tre të plagosur

Aksident i rëndë në Konispol mbrëmjen e kësaj të hëne.

Policia bëri të ditur se në aksin Kranë-Konispol rreth orës 21:30 dalja nga rruga e një makine I ka marrë jeten shoferit, shtetasit me iniciale K.K.

Po kështu bëhet e ditur se tre pasagjere të tjerë që ndodheshin në mjet kanë mbetur të plagosur.

 

Advertisement

Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy