Aksidenti i frikshëm me 21 viktima në Itali/ Flet shqiptari hero që shpëton dy fëmijë nga flakët, rrëfen frikën që familja kishte për të

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti i frikshëm me 21 viktima në Itali/ Flet shqiptari hero që shpëton dy fëmijë nga flakët, rrëfen frikën që familja kishte për të

Aksidenti i frikshëm që ndodhi pak ditë më parë në Itali la pas një bilanc prej 21 viktimash.

 

Në ndihmë të të plagosurve, ishte edhe një sipërmarrës shqiptar, i njohur si Bujar Buçaj, i cili shpëtoi nga flakët dy fëmijë.

 

Advertisement

Buçaj në një intervistë për Vizionin e Pasdites tha se ishte vështirë të shkoje deri te vendi ku ndodhi aksident, ndërsa shton se dha maksimumin për të mirën e të plagosurve.

 

“Është e vështirë të ikësh nga vendi, është e vështirë t’i lësh njerëzit të digjen në zjarr. Duhet të jemi aty deri në momentin e fundit dhe të japim ccfarë të mundim për këta njerëz.

 

Advertisement

Vështirësia ka qenë për të arritur, se aty ka shumë shina. Aty kalojnë shumë trena, por unë nuk kam parë asnjë tren por kam ikur në drejtim të aksidentit”, tha ai.

 

Sipërmarrësi shtoi më tej se familja e tij e ka marrë vesh në fund për ndihmën e dhënë, të cilët kanë qenë në ankth se mos i ndodhte diçka e keqe.

 

Advertisement

Familja e ka marrë vesh më vonë për ndihmën që dhashë, por me ankth normal kanë qenë”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy