Aksidenti i pazakontë tek Liqeni Artificial/ Policia identifikon autorin, 26-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti i pazakontë tek Liqeni Artificial/ Policia identifikon autorin, 26-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMË X6” që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial. Bëhet fjalë për një djalë të moshës 26 vjeç nga qyteti i Durrësit.

 

Ai dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” në drejtim të digës.

 

Advertisement

Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

 

Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy