Aksidenti në Korçë/ Plagoset nëna me dy djemtë, policia jep detajet (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti në Korçë/ Plagoset nëna me dy djemtë, policia jep detajet (EMRAT)

Policia e Korçës ka reaguar për aksidentin e shnuar pak më parë në Sovjan.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një furgon “Sprinter” me drejtues  Bujar Hoxha dhe një makinë “Volkswagen”, me targa greke me drejtues Andrea Mazelli.

 

Advertisement

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur tre persona që ishin në mjetin Volksëagen, të cilët kanë qenë familje, nëna me dy djemtë e saj, Gjergji, Armando dhe Madiana Mazelli.

 

Policia thotë se ata ndodhen në spitalin e Koçëës dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 15.09.2022, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., me mjetin tip “Volksëagen”, me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.

 

Advertisement

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volksëagen”, shtetasit Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy