Aksidenti në Rrogozhinë/ Humbi jetën shoferi 32-vjeçar Ndriçim Dervishi, në gjendje të rëndë pasagjeri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti në Rrogozhinë/ Humbi jetën shoferi 32-vjeçar Ndriçim Dervishi, në gjendje të rëndë pasagjeri

Një 30-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Rrogozhinë këtë të entje.

 

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”, ku një kamion u përplas me një automjet tip “benz” që drejtohej nga viktima Ndriçim Dervishi.

 

Advertisement

Si pasojë e goditjes së fortë 32-vjeçari humbi jetën në vend. Ndërkohë pasagjeri që po udhëtonte së bashku me të u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Këto janë momentet e para të ngjarjes. Siç shihet mjeti i tonazhit të rëndë e ka marrë para makinën benz ndërsa viktima së bashku me të plagosurin ndodhet ende aty.

 

Advertisement

 

Nga ana tjetër edhe shoferi i kamionit nuk ka mundur dot të zbresë pasi dera ishte bllokuar.

 

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë një parakalim i gabuar i mjetit tip Benz.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy