Aksidenti tragjik me dy viktima/ Te plagosur tre anëtarë të një familje, dy bashkëshortët dhe vajza 10-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti tragjik me dy viktima/ Te plagosur tre anëtarë të një familje, dy bashkëshortët dhe vajza 10-vjeçare

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së enjte në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

 

Dy automjete, njëra tip “Opel zafira” dhe tjetra “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën, në afërsi të fshatit Buzëmadh. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lela dhe një grua, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur. Ndërsa mësohet se në po të njëjtin mjet ishte dhe një prej të plagosurve.

 

Advertisement

Në makinën tjetër kanë qenë anëtarët e familjes Skënderaj, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre 10-vjeçare, të cilët kanë mbetur po ashtu të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Automjeti tip “Opel zafira” drejtohej nga 43 vjeçari Gerti Skenderaj, që siç shihet dhe nga pamjet është shkatërruar plotësisht, ndërsa “Fordi” ka përfunduar në kanal.

 

Advertisement

Mendohet se shkak i aksidentit të jetë bërë moti i keq dhe lagështira në rrugë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy