Aksidenti tragjik në Kroaci/ “Po bëheshin gati për dasmë”, si e morën vesh familjarët për vdekjen e të afërmve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti tragjik në Kroaci/ “Po bëheshin gati për dasmë”, si e morën vesh familjarët për vdekjen e të afërmve

Katër viktimat nga aksidenti tragjik që u regjistrua në Kroaci ishin nga Komuna e Gjakovës. Nga Gjermania, ata  kishin marrë rrugën për në vendlindje, por për Valentinën dhe vajzën e saj, Erlindën, do të ndalej në këtë rrugë të Kroacisë.

Nënë e bijë që gjendeshin në këtë autobus, ndërruan jetë pas aksidentit të rëndë afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë. Ndërkohë në Kosovë, një telefonatë bëri që gëzimi për ardhjen e mërgimtarëve, familjes Binakaj, t’i kthehej në hidhërim. Ata tani kanë hapur dyert për ngushëllime.

Në spitalin rajonal ne Slavonski Brod të Kroacisë, janë duke e marrë trajtimin mjekësor dy vajzat e Valentinës, që i mbijetuan aksidentit. Ndërsa të pame, kanë hapur edhe në familjen Kolmekshaj në Lipovec të Gjakovës. Kjo familje, po bëhej gati për dasmë, kur mori lajmin tragjik.

Leonora Kolmeshkaj, nuk i mbijetoi plagëve të marra në aksidentin e rëndë në Kroaci. Bashkë me Leunorën, në autobus ndodheshin edhe dy djemtë e saj, njëri 14 dhe tjetri 10 vjeçar.

Advertisement

Edhe në këtë familje, nuk kanë informacion se kur do t’iu kthehen trupat e pajetë të viktimave. Gati gjysma e të vdekurve nga ky aksident, janë nga kjo komunë. Nga Gjakova, sipas Gjinit, ka edhe persona të tjerë të lënduar.

10 persona ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, kur autobusi më mërgimtar i linjës Frankfurt – Prishtinë, doli nga rruga afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy