Aksidentohet rëndë oficeri i policisë kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Maliq në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas. Burimet thanë se në aksident është përfshirë një oficer i drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit me iniciale F.T i moshës 29 vjec. Të njëjtat burime thanë se oficeri i Policisë Kufitare pasi ka lënë punën mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt kryeqytetit aty ku edhe banon. Por në një kthesë jo më larg se 100 m nga kryqëzimi i Drithasit drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur fillimisht me sinjalistikat rrugore dhe më pas me murin rrethues të një biznesi privat duke shkaktuar kështu edhe plagosjen e  oficerit të policisë i cili ka qënë i vetëm në mjet. Për specialistët e qarkullimit rrugor aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë si dhe lagështirës në rrugë. Nga ana tjetër ekspertët nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e lodhjes dhe përgjumjes së oficerit të Policisë Kufitare. Nga spitai i Korçës bëhet me dije se gjendja është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Mjeket nuk e përjashtojne mundësinë që të dërgojnë 29 vjecatin për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Duhet thënë se hyrja dhe dalja në kryqëzimin e Libonikut është një prej pikave më të rrezikshëm në aksin rrugor Kapshticë- Qafë Thanë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy