Aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin dhe fshehu makinën, arrestohet shoferi në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 69-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësor 65-vje♪5ar, u largua nga vend ii ngjarjes dhe fshehu automjetin.

Gjithashtu është gjetur automjeti tip “Nissan” që drejtonte i arrestuari dhe është bllokuar.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, si rezultat veprimeve intensive dhe të shpejta hetimore, të kryera për zbardhjen e rrethanave të një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 21.03.2024, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin B. K., 69 vjeç, banues në Berat.

Automjeti tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Berat, i cili ditën e sotme humbi jetën në Spitalin e Tiranës.

Advertisement

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka fshehur automjetin në qytetin e Dimalit.

Policia gjatë kontrolleve, ka gjetur dhe ka bllokuar automjetin e tij tip “Nissan”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy