Aksioni i opozitës, mbledhjet e 3 komisioneve parlamentare do të zhvillohen online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni i opozitës, mbledhjet e 3 komisioneve parlamentare do të zhvillohen online

Këtë të martë është parashikuar që 3 komisione parlamentare të zhvillojnë punimet e tyre.

 

Konkretisht do të mblidhen Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

 

Advertisement

Të gjitha komisionet do të mbahen “online” për shkak të aksionit të opozitës, e cila është zotuar që të mos lejojë punimet normale në Kuvend.

 

Opozita ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë aksioni opozitar do të përshkallëzohet.

 

Advertisement

Mazhoranca, për të shmangur tensionet me opozitën, prej disa javësh i zhvillon komisionet “online”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy