Komisioneri për zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi është takuar me deputeten demokrate, Jorida Tabaku. Lajmi njoftohet nga Varhelyi, i cili thekson se fokusi i diskutimit ishte dialogu politik në Kuvend.
Ai shkruan se teksa Shqipëria pret hapjen e negociatave të anëtarësimit, vendi kërkon kuvend funksional.
Advertisement
Me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane Jorida Tabaku diskutuam Raportin e Zgjerimit për 2023. Ndërsa planifikojmë të hapim negociatat e anëtarësimit, ne kemi nevojë për një Parlament që funksionon mirë. Dialogu politik konstruktiv duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç.
Advertisement