Akti i ekspertimit: 485 kg “pleh kimik” në Frakull ishte kokainë amerikano-latine

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akti i ekspertimit: 485 kg “pleh kimik” në Frakull ishte kokainë amerikano-latine

Ka dalë akt-ekspertimi për drogën e sekuestruar pak kohë më parë në thasët me pleh kimik, që ndodheshin në banesën e Viktor Çervenakut në Frakull të Fierit.

 

Referuar aktit të ekspertimit, 485 kg e “plehur kimik” ishin kokainë që vinte nga Amerika Latine.

 

Advertisement

Në operacionin e finalizuar në 25 nëntor 2022 të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Çervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.

 

Droga mendohet se ishte ngarkuar nga porti i Kolumbisë, për tu transportua në portin e Pireut në Greqi e më pas në Malin e Zi. Në shtator 2022 ngarkesa është transportuar me kamion në territorin shqiptar.

 

Advertisement

Operacioni në Frakull të Fierit u krye me asistencën e DEA-s amerikanë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy