
Ulja e temperaturave disa gradë nën zero solli probleme në qarkullimin e mjeteve në disa rrugë të qarkut të Dibrës.
Aksi kombëtar Bulqizë-Peshkopi pati prani të akullit në vendin e quajtur “Pishat”. Si pasojë lëvizja e automjeteve në këtë pjesë rruge u bë me vështirësi.
Situata për shoferët dhe banorët e kësaj zone është e tillë gjatë gjithë stinës së dimrit pasi nuk kriposet nga firma mirëmbajtëse. Ata thonë se kushdo që kalon në orët e para të ditës duhet të bëjë shumë kujdes nga ngrica në asfalt.
BANORE DHE SHOFERE
Advertisement1-Shumë rrezik. Mezi kalohet.
2-Sapo erdha nga italia. Shumë rrezik është. Ka akull.
Advertisement3-Këtu është vështirë të kalosh më këmbë jo me makinë.
Vështirësi në lëvizjen e mjeteve pati edhe në bajpasin e Murrizit, por pa probleme të rënda në qarkullim.
BULQIZE-P[ESHKOPI, AKULL NE RRUGE
SHOFERET ANKOHEN SE DISA PJESE TE RRUGES NUK JANE KRIPOSUR