Akuza dhe tensione në Kuvend/ Bardhi: Berisha urdhëroi deputetët të bashkojnë votat me Ramën!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuza dhe tensione në Kuvend/ Bardhi: Berisha urdhëroi deputetët të bashkojnë votat me Ramën!

Gjatë seances parlamentare, ka pasur një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës i cili e tha se Komisioni i Investimeve strategjike nuk është i nevojshëm, pasi njëjtë si me Komisionin e Inceneratorëve PD nuk nxori asgjë në dritë.

 

Bardhi i tha Nokës të dalë e tu japë llogari demokratëve se përse Berisha u ka dërguar mesazh deputetëve që të bëhen bashkë me socialistët për të rrëzuar komisionin e Investimeve strategjike

 

Advertisement

“Do t’i kërkoj ndjesë gjithë demokratëve që do duhet t’i kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita në fakt që të fliste për çmimin e naftës, po drejtonte gishtat lart e poshtë, por nuk përmendi cili është oligarku i naftës. Dil atje dhe fol për Çet Kastratin po ta mbajti, se ai i përfiton abuzimet me çmimet e naftës, por s’ke guxim ti ta përmendësh.

 

Nuk ke guxim të përmendësh asnjë nga ata oligarkë që ajo që ti e quan “fake-opozita” i denoncon çdo ditë. E dyta, merri leje doktorit dhe dil sqaro demokratët pse keni dhënën urdhër që të bashkoheni sot me socialistët, që të bllokoni Komisionin për Investimet Strategjike. Dil dhe shpjegoja, pse ka nis Sali Berisha mesazh që të bëheni bashkë me Edi Ramën.

 

Advertisement

Sa i përket për elektoratin zoti Noka, unë nuk kam ardhur në zyrën tënde. Ti ke ardhur në 2020 në zyrën time dhe më ke thënë mos më ço në Kukës se nuk më do anëtarësia. Më djeg anëtarësia e partisë”, u shpreh Gazment Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy