Akuzat e Berishës në “Quo Vadis” për Bashën, gruan dhe kunatin/ Reagon PD: Gënjeshtar ordiner!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat e Berishës në “Quo Vadis” për Bashën, gruan dhe kunatin/ Reagon PD: Gënjeshtar ordiner!

Deklaratat e forta të ish kryeministrit Sali Berisha në emisonin “Quo Vadis” përballë moderatores Pranvera Borakaj, ka sjellë reagimin e fortë nga Partia Demokratike.

Në reagimin e PD, thuhet se Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja. Në deklaratën për mediat, PD e cilëson Berishën një gënjeshtar dhe ordiner.

Sipas PD, emri i Berishës do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

 

Advertisement

“I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”, thuhet në reagimin e PD.

 

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në studon e “Quo Vadis” Berisha deklaroi se vrasja në ish-Bllok zbuloi se kryedemokrati Lulzim Basha është pronar bastesh, ndërsa nuk kurseu as akuzat ndaj bashkëshortes së kryedemorkatit për lidhje me kompani bastesh.

 

Advertisement

“Unë nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjet, ndodhi vrasja në Bllok, nuk e dija se kush e kishte kompaninë e basteve. Njerëz shumë të besuar më thanë se përfaqësuesi i Lulzim Bashës shkoi kërkoi ndihmën e tyre për të zhbllokuar bastet sepsei i bllokoi Edi Rama. Këtij përfaqësuesi i thanë që nuk të ndihmojmë dot, por mund të ndihmojë Baton Stanishiqi. Ai i thotë sigurisht. Erdhi në Tiranë dhe Rama i tha që ajo kompani, 80 për qind në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty, unë këto nuk i kam ditur.”

Gjithashtu Berisha ngriti akuza dhe dyshime mbi rolin e Bashës për aferën e mundshme të ndërtimit të kullave në selinë e PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy