Akuzat për korrupsion/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren e Shëndetësisë Joana Duro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat për korrupsion/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren e Shëndetësisë Joana Duro

Për ish- numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv.

 

Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

 

Advertisement

Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi.

 

Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar  1 vit e 6 muaj burgim.

 

Advertisement

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv.

 

Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy