Akuzat për krim zgjedhor/ Lirohet ish kreu i zjarrfikëses në Cërrik dhe 4 vartësit e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat për krim zgjedhor/ Lirohet ish kreu i zjarrfikëses në Cërrik dhe 4 vartësit e tij

Gjyqtarja Matilda Fetahu ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë se rrethit Elbasan për masën “Arrest me burg” për të 5 të arrestuarit e Cërrikut, ish-drejtori i zjarrfikëses dhe 4 vartësit duke i dhënë masën ‘Arrest shtëpie’. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

 

Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Cërrik, Artion Taci u arrestua të enjten nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan.

 

Advertisement

Ish drejtori i zjarrfikësës dhe vartësit e tij akuzohen se kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar. Hetimet disa mujore të autoriteteve nisën pas një denoncimi nga një qytetar.

 

Mbi ish  kreun e zjarrfikëses rëndojnë veprat penale të “Ushtrimit te ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Dy vartësit e tij akuzohen për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy