Akuzohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare, lihet në burg kirurgu Dervish Hasi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare, lihet në burg kirurgu Dervish Hasi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Dervish Hasin.

Ky i fundit akuzohet për “Trafikimin e të miturve” dhe “Pornografi”.

Hasi u arrestua dy ditë më parë pasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.

Advertisement

Ditën e djeshme, tre gratë e Hasit të marra në pyetje nga hetuesit nuk pranun të flsinin.

Edhe vetë Dervish Hasi refuzoi të jepte shpjegime para hetuesve. Ai zgjodhi t’i përgjigjej pyetjeve shkurtimisht.

Nga ana tjetër, vajza e mitur është marrë në pyetje dhe ajo është shprehur se takimet dhe marrëdhëniet intime me Dervish Hasin dhe gratë e tjera i ka kryer me dëshirë.

Ajo do të rimerret në pyetje në prani të psikologut, ndërkohë që do të pyeten edhe gratë e tjera.

Advertisement

Për shkak të videove të zbuluara në celularë, ku u gjetën komunikime mbi takimet e tyre si dhe video erotike që kryenin në grup, gratë janë vënë në në vështirësi, duke i bërë jo bashkëpunuese me hetuesit.

E mitura sipas policisë, shfrytëzohej seksualisht nga 42-vjeçari prej të paktën dy vitesh, e për këtë gjë ishte në dijeni edhe familja e vajzës.

Prindërit e saj fillimisht kishin dhënë pëlqimin e tyre që e bija të bëhej gruaja e katërt e Hasit, por më pas e kishin kundërshtuar.

Në këto kushte, ata iu drejtuan komisariatit ku bënë kallëzimin.

Advertisement

Pas skandalit të kirurgut Dervish Hasi, I cili rezultonte se jetonte me 4 gra, njëra prej tyre e mitur, policia ka dyshime se ky nuk është rasti i vetëm i bashkëjetesës abuzive me të mitura nga persona të njohur të tij, e që prezantohen si praktikant të besimit islam.

Në këto kushte, Komisariati nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës pritet që fillimisht të nisin verifikimet pranë xhamisë që frekuentohej nga Hasi, pranë Sanatoriumit  për të parë nëse ka edhe persona të tjerë që kanë shfrytëzuar vajza të mitura si  bashkëshorte.

Paraprakisht ky është vetëm një dyshim i hetuesve, pasi deri në këtë fazë nuk ka informacione për persona të tjerë si në rastin e mjekut Dervish Hasi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy