Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të rrahur dhe vrarë gruan/ Avokati Bengasi: Me ish bashkëshorten kam marrëdhënie të mira, pavarësisht divorcit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të rrahur dhe vrarë gruan/ Avokati Bengasi: Me ish bashkëshorten kam marrëdhënie të mira, pavarësisht divorcit

Avokati Alban Bengasi i cili akuzohet se pagoi 120 mijë euro që të vrisnin dhe të rrihnin gruan e tij, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.  Avokati ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

 

Ai pretendon se me bashkëshorten ka marrëdhënie normale ndonëse është divorcuar. Ai ka kërkuar që të hetohet pa masë sigurie.

 

Advertisement

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai para gjykatës.

 

Trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim për avokatin Bengasi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy