Albania 1 dhe Albania 2 gati për hapësirë/ Rama: Dy sytë superteknologjikë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albania 1 dhe Albania 2 gati për hapësirë/ Rama: Dy sytë superteknologjikë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësia

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë gati për tu lëshuar në hapësirë nga Florida, SHBA.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, teksa shkruan se dy sytë superteknologjikë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësia.

 

Advertisement

GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2

 

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruan Rama.

 

Advertisement

Satelitët do t’i kushtojnë Shqipërisë 6 milionë dollarë. Kjo u bë e ditur nga ministry I Mbrojtjes Niko Peleshi, në datën 29 shtator në ambientet e Kryeministrisë, ku edhe u u prezantua shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë. Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të përdoren fillimisht për një periudhë 3-vjeçare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy