Albin “Gërvalla”, kryeministri i Kosovës ngatërron komandantin e policisë me një koleg të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin “Gërvalla”, kryeministri i Kosovës ngatërron komandantin e policisë me një koleg të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi se pas 16 vjetësh është ri-takuar me komandantin e Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, për të cilin pretendoi se ishte i njëjti që në protestën e vitit 2005 e kishte arrestuar atë.

Por, Kryeministri Kurti, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike ka ngatërruar Besart Ahmetin, me Fatlum Shaqirin, ku ky i fundit e kishte arrestuar në vitin 2005 dhe jo Ahmeti.

Kurti është ngutur në postimin e tij në Instagram, duke mos e konfirmuar se cili polic në fakt e kishte arrestuar.

Ai përmes postimit në Instagram ka shpërndarë disa fotografi, në dy prej të cilave shihet takimi i tij me Ahmetin, ndërsa në njërën prej tyre shfaqet momenti kur Kurti ishte pjesëmarrës në protestën e vitit 2005, dhe afër tij shihet Fatlum Shaqiri në detyrë.

Advertisement

“Në zyrën time prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ri-takova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar Kurti.

Në fotografinë e dytë të shkrepur, afër Kurtit gjendej edhe Komandanti i njësive Speciale në Mitrovicë, Fatmir Balaj, i cili bashkë me Shaqirin po e arrestonin Kurtin.

Kjo për shkak se në ditën kur Kosova festonte çlirimin, (12 qershor 2005) një grup i të rinjve të udhëhequr nga Albin Kurti dolën rrugëve të Prishtinës përballë misionit të OKB-së që administronte Kosovën, UNMIK, vendosën sloganin “Jo Negociata, Vetëvendosje”.

Ky aksion shënonte fillimin e një liste të gjatë aksionesh e protestash.

Advertisement

Ndërsa, për e pakonkurrencë në gafa është shefja e diplomacisë së Qeverisë Kurti II, Donika Gërvalla, llogaria në Twitter e së cilës, bie në radarin e syve të kujdesshëm kritikë, ku identifikohen huqje prej më amatoreskeve diplomatike.

Gërvalla, muaj më parë ngatërroi edhe flamurin e NATO-s me atë të OKB-së. Një huq për t’u çuditur! Duke qenë se në Twitter, në vend se të shkruhen emrat, paraqiten me flamujt e shteteve.

Kjo seri e “veseve” të Gërvallës ka shkaktuar debat në media, se çfarë janë në fakt këto gabime amatoreske.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy