“Albin mashtruesi”, fillon protesta në Kosovë kundër kryeministrit Kurti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Albin mashtruesi”, fillon protesta në Kosovë kundër kryeministrit Kurti

“Albin rrenci”, “Albin mashtruesi” qytetarët kanë filluar të brohorasin të revoltuar në protestën e të shtunës në sheshin e Zahir Pajazitit, teksa mbanin pankarta me mbishkrimet, “Paga mjerane, fatura evropiane”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Krejt dhe padrejt”.

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar se kjo është vetëm njëra nga protestat që do të mbahet, në rast se vazhdohet me ngritje të çmimeve.

“Absolutisht, protesta është shumë e madhe, sa ma të mëdhaja çmimet aq më të mëdhaja protestat po e shihni zemërimin e qytetarëve është mashtrim edhe elektoral me çmimin andaj ju lus që ta përcjellin protestën dhe për pak fillojmë mashtin deri tek objekti i qeverisë” , deklaroi Molliqaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy