Alda Bardhyli tregon përjetimin e saj gjatë intervistës me Kadarenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alda Bardhyli tregon përjetimin e saj gjatë intervistës me Kadarenë

Më 28 janar të vitit 1936, 85 vjet më parë, u lind poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, studiuesja Alda Bardhyli, ndau disa prej përjetimeve të saj nga intervista me shkrimtarin e madh.

Alda Bardhyli: Do kujtoj shkurtin e kaluar kur u takova me shkrimtarin në Paris. Vetë kafja ku uleshim kishte një histori me Kadarenë, pasi pronari I kafes ishte gati i opsesionuar pas Kadaresë, aq sa kur ai i bezdisur le të themi nga të gjithe lexuesit e tij të cilët shkonin gjate orarit kur Kadareja punonte në qoshen e tij, në të cilën kamarieri nuk linte të ulej njeri. Kur Kadareja kishte vendosur të ndërronte kafen, pronari kishte vajtur dhe ishte lutur të kthehej. Ajo është edhe lagjja ku ka jetuar “Brezi i humbur” i shkrimtarëve të famshëm si Heminguej…

Alban Dudushi: Kadareja, e ruante këtë ritualin e tij të përditshëm të kafes dhe të shkruarit?

Advertisement

Alda Bardhyli: Unë nuk e pashë të shkruante, por e pashë në atë shëtitjen e tij të përditshme që bënte në kopështin e Luksemburgut.

Alban Dudushi: Ke vuajtur për ta bërë këtë bashkëbisedim me Kadarenë? Duhet ditur që gjithsesi Kadareja është një njeri i vështirë, nuk ëhstë shumë e kollajtë t’i qasesh..

Alda Bardhyli: Ka qenë si të takoje Balzakun, por ka qenë një vuajtje e bukur le të themi…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy