Aldo Rama qëllon helikopterin, RENEA rrethon vrasësin e policit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aldo Rama qëllon helikopterin, RENEA rrethon vrasësin e policit

Lokalizohet dhe rrethohet nga forcat e policisë autori I vrasjes së policit Saimir Hoxha në  Lezhë.

Aldo Rama 21 vjec tentoi të largohet pasi qëlloi për vdekje oficerin e krimeve gjatë një operacioni antikanabis në lagunën e Kune-Vainit.

Mirëpo ai nuk ka mundur të shkojë larg pasi është identifikuar nga helikopteri që nisi të patrullojë afër zonës së krimit.

Madje autori i dyshuar I krimit të rëndë ka qëlluar ndaj helikopterit të policisë së shtetit.

Advertisement

Kjo e ka bërë më të lehte lokalizimin e Aldo Ramës nga forcat e policisë.

RENEA, FNSH dhe policia e Lezhës kanë rrethuer banesën ku ndodhet 21-vjecari në lagunën e Kune-Vainit.

Kujtojme qe Aldo Rama eshte person me precedent penal pasi ai ka qene me heret i denuar per trafik droge dhe mbajtje te armeve te ftohta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy