Aleatët e PD duan lekët/ Padi në Kushtetuese kundër Kodit Zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aleatët e PD duan lekët/ Padi në Kushtetuese kundër Kodit Zgjedhor

Aleatët e Partisë Demokratike janë bërë bashkë për të goditur kodin e ri zgjedhor në gjykate. Mediu, Dule, Ndoka, Shehi e Duka kërkuan sot shpalljen antikushtetues të nenit që  flet për shpërndarjen e fondeve  për partitë që garojnë në koalicion.

 

Sipas këtij neni çdo parti merr aq para nga shteti sa vota ka marrë; ndërsa partitë e vogla që kanë garuar me koalicion iu llogaritet vetëm mesatarja e votave për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre.

 

Advertisement

Thënë ndryshe partia agrare ka fituar një deputet; kur te ndahet fondi I buxhetit te shtetit ajo merr mbështetje financiare për vetëm 10 mije vota, pavarësisht se kandidatet e saj ne listën jo fituese mund te kenë marre mijëra vota te tjera.

 

Sipas përfaqësuesit ligjor të këtyre partive, Dardan Mustafaj, ky parashikim cenon barazinë e votës

 

Advertisement

Por deri sa gjykata kushtetuese te shprehet, aleatet e PD janë munduar t’i përshtaten këtij kodi zgjedhor. Edhe pse Fatmir Mediu është i vetmi deputet republikan ; partia demokratike ka regjistruar dy prej deputeteve te saj në Lezhë e fier me siglën  e PR; dhe sipas ligjit partia e drejtuar nga Mediu do të përfitojë mbështetje financiare PR 30 mijë vota.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy