
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me kokainën e kapur së fundi në portin e Durrësit.
Nga Kuvendi, Alibeaj tha se 45 kilogramë kokainë që u kapën në Durrës ishin të njerëzve të Ramës.
“Për procedurë dhe barazi armësh e para mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregulloren se e respektoi më në fund edhe për ty. Së dyti prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakun. E ke mbrojtur ja ka fshehur drejtësisë. Ne me domate do merremi, me ata katundarët tanë, ti merresh me lulet e Kajmakut, ato 45 kg që u kapën sot ishin të njeriut tend. E treta, si ishte ajo puna e non-gratave. Bëhu burrë fol për non-gratat e tua. Gjysmë zëri nuk e nxjerr për raportin e DASH , por del e i mbron e bashkon votat me ta.”, tha Alibeaj.