Alibeaj kërkon të merren masa kundër Ramës/ Kryeministri: Nëse u ndjetë dele, punë për ju

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj kërkon të merren masa kundër Ramës/ Kryeministri: Nëse u ndjetë dele, punë për ju

Enkelejd Alibeaj kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që të marrë masa kundër kryeministrit Edi Rama, i cili, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, iu drejtua opozitës me një gjuhë fyese.

 

“Kryeministri tha 13 herë fjalën budalla, budallenj, kopeja e me radhë, ndiej keqardhje për gjendjen mendore të tij me thënë të drejtën por në këtë parlament ka ca rregulla kemi një kod sjellje zonja kryetare e Kuvendit, në nenin 6 thotë, që duhet sanksionuar deputeti i cili përdor gjuhë jo parlamentare e sapo ndodhi. Duhet sanksionuar nga ju, pavarësisht se është ulur poshtë jush. Për të vendosur seriozitetin në këtë sallë”, u shpreh Alibeaj.

 

Advertisement

Por, shefi i qeverisë replikoi duke thënë se ata mund të mos ofendojnë, por bëjnë akuza, të cilat i konsideroi më të rënda se sa gjuha që Rama përdori sot në senacë.

 

“Juve nuk duhet të hyni në Parlament më kurrë sepse juve nuk thoni shpesh fjalë që mund të jenë fyese, por juve shani me fjalë që përbëjnë akuza penale. Nëse dikush me thotë budalla, s’kam asnjë problem, por nëse dikush më thotë kriminel, patjetër që është problem. Alibeaj, ti provove atë që thashë unë, je e njëjta gjë me atë që ti sot kundërshton. Prandaj, nuk ju voton njeri. Ai, i vdekur, u çua, dhe ju mori përpara. Ju jeni kopje të zbehta dhe të shëmtuara të tij. Për fat të keq…Na tregoni ju se si bëhet parku i Butrintit. O vdeksha unë për ju.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy