Alibeaj: Grupi i punës, hapi i parë drejt bashkimit! Presim sinjalet nga pala tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj: Grupi i punës, hapi i parë drejt bashkimit! Presim sinjalet nga pala tjetër

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë.

 

Alibeaj tha se duhet bashkimi i PD duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes, ndërsa theksoi se duhe ecur para me mirëkuptim.

 

Advertisement

“Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderojë për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët. Bashkimi,  për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët. Është një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit. Celësi imoralit është mirëkuptimi. Të ecim para me mirëkuptim. Vendimi, qëndrimi i grupit e tregon këtë. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatave, tentativave të mira për të shkuar drejt bashkimit. Një grup pune me instancat e partisë. Presim sinjalet nga grupi tjetër.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy