Alibeaj propozon tre ndryshime: Listat e hapura dhe reforma zgjedhore garantojë demokracinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj propozon tre ndryshime: Listat e hapura dhe reforma zgjedhore garantojë demokracinë

Sekretari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi tre kërkesat thelbësore të kësaj force politike. Në një konferencë për mediat, Alibeaj kërkoi që sistemi zgjedhor t’i nënshtrohet reformimit rrënjësor, duke iu referuar reformës zgjedhore.

 

Ai përsëriti kërkesën e vazhdueshme të PD për lista të hapura. Sipas tij, kjo është forma më demokratike, përmes së cilës qytetarët zgjedhin nga kush duan të përfaqësohen.

 

Advertisement

“Sistemi zgjedhor i propozuar prej nesh bazohet tek listat e hapura. Listat e hapura të cilat janë edhe një detyrim edhe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, I cili ka udhëzuar kuvendin e Republikës që në kodin zgjedhor, sistemi do të duhet të bazohet pikërisht tek këto listat e hapura. Sipas së cilave do të duhet që t’i japin të drejtë qytetarëve shqiptarë të jenë ata që zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Të jenë ata që zgjedhin deputetin e tyre dhe të mos jetë kryetari i partisë i cili përcakton se kush do të jetë përfaqësuesit dhe qytetarët të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje që ia cakton dikush tjetër”, tha ai.

 

Gjithashtu, Alibeaj kërkoi që të garantohet e drejta e votës për diasporën, për të cilën theksoi se është një e drejtë e mohuar për shqiptarët jashtë vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy