Alibeaj: Të garojmë në 61 bashki/ Shumica e deputetëve kundërshtojnë daljen me kandidat më vete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj: Të garojmë në 61 bashki/ Shumica e deputetëve kundërshtojnë daljen me kandidat më vete

Prej ores 11:00 kryetari në detyrë i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar për të vendosur si do të garojë në zgjedhjet e 14 majit. Mbledhja është shoqëruar me debate dhe Kryesia e deputetët është ndarë në dy kampe.

 

Enkelejd Alibeaj së bashku me Oriola Pampurin, Roland Bejkon mendojnë që PD duhet të garojë në 61 bashki me kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

 

Advertisement

Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati mendojnë që PD nuk duhet të nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie, për të mos çarë votat e opozitës.

 

Sipas tyre, PD duhet të garojë vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë.  Mësohet se Jorida Tabaku ka deklaruar se demokratët kanë vetëm një kundërshtar, qeverinë dhe nuk ka asnjë justifikim që PD të shërbejë për të përçarë votën e opozitës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy