Alizoti kundër Bashës: Nëse nuk shkojmë me Foltore na kryqëzojnë demokratët, nëse shkojmë na kryqëzoni ju!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alizoti kundër Bashës: Nëse nuk shkojmë me Foltore na kryqëzojnë demokratët, nëse shkojmë na kryqëzoni ju!

Kritikëve të kreut të PD, Lulzim Basha i është shtuar edhe deputeti Tomor Alizoti.

Deputeti demorkat theksoi se PD-ja është në krizë ekzistenciale, e për pasojë nuk mund të sillen sikur gjithçka po shkon normalisht.

“Në anije ka rënë zjarr, ne nuk mund të sillemi si në situatë normale.Kjo që po ndodh është një përplasje mes teje dhe Sali Berishës. Ti nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore. Nëse nuk shkon në foltore të kryqëzojnë demokratët, nëse shkon të kryqëzoni ju. Askush s’ka pse futet në këtë përplasje. Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy