“Alpet e Pastra”/ I shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet i riu në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Alpet e Pastra”/ I shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet i riu në Shkodër

Ishte shpallur në kërkim në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit, pasi kishte kultivuar 280 bimë cannabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

 

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. I riu raportohet të ketë kultivuar 280 bimë kanabisi dhe prodhur 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike. Ai u zbulua si pasojë e kërkimeve të operacionit “Alpet e Pastra”, në Shkodër.

 

Advertisement

Gjyjkata i ka siguruar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy