“Alpha Bank” në dosjen e Rezart Taçit/ SPAK heton mekanizmin e pastrimin të 18 milionë eurove

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Alpha Bank” në dosjen e Rezart Taçit/ SPAK heton mekanizmin e pastrimin të 18 milionë eurove

Prokuroria e Posaçme Anikorrupsion disponon dosjen e plotë hetimore të ardhur nga organet italiane për skandalin e pastrimit të parave të mafias përmes biznesmenit Rezart Taçi dhe italianëve Francesco Zummo dhe Fabio Petruzella.

Burime pranë SPAK tregojnë se në hetime përfshihet edhe banka e nivelit të dytë, Alpha Bank. Në dosjen e plotë që ka siguruar Vizion Plus, Alpha Bank përmendet nga personat e arrestuar si institucioni nga ku do të kryej transaksioni i mbi 18 mln eurove drejt një banke në Mal të Zi.

Mësohet se hetimet janë shtrirë edhe mbi aktivitetin e Alpha Bank për të parë nëse ky institucion është përdorur edhe më heret nga Taçi dhe italianët për të trasnferuar shuma të mëdha parash, në mënyrë që të bëhej edhe pastrimi i tyre.

Vizion Plus kontaktoi me Alpha Bank e cila bëri të ditur se Banka, që në momentin e parë, ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të saj të brendshme dhe kuadrit ligjir, duke informuar dhe bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente.

Advertisement

Por Alpha Bank nuk pranoi të bëjë publike detaje të tjera mbi depozitimin e arave, bllokimin e tyre si dhe bashkëpunimin me italianët dhe me prokurorinë.

Mësohet se në përgjimin e datës 6 tetor të këtij viti, Rezart Taçi i ka thënë Francesco Zummos se paratë do ia garantojë atij pas hapjes së llogarisë në Tiranë nga Alpha Bank, për t’I kaluar më pas në Mal të Zi. Transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo-s tek e ajo e Taçit do ta bënte Fabio Petruzella, pasi kishte prokurë nga Zummo, por banka në Shqipëri nuk I bëri veprimet.

Hetimet tregojnë se Petruzella ka ardhur tre herë në Shqipëri dhe kishte një prokure të posaçme nga Zummo. Por kjo prokurë u refuzua për shkak se me urdhër të SPAK paratë ishin sekuestruar.

18 milion eurot  të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, Rezart Taçi do ti pastronte përmes biznesit të tij të naftës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy