
Policia ka sqaruar ngjarjen që ngriti në këmbë komisariatin e Vlorës, dy netë më parë.
Përmes një telefonate anonime në sallën operative ku u njoftua për një plagosje në lagjen ‘Isa Boletini në Vlorë, punonjësit e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes por nuk arritën të gjenin asgjë.
Policia ka bërë ditën e sotme një reagim ku sqaron se ishte një njoftim i rremë. Në lidhje me këtë është proceduar në gjendje të lirë një 15-vjeçar.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë një 15-vjeçar, pasi më datë 29.09.2022, në mbrëmje, ka bërë njoftim të rremë në numrin e Urgjencës Kombëtare, se në lagjen “Isa Boletini” kishte ndodhur një ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”
Advertisement