Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.

E më konkretisht:

Ditët e hënë e enjte e pjesërisht e martë moti peritet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash, ku ditën e martë në pjesën e dytë të ditës mot me kthjellime e vranësira në shtim.

E mërkurë e premte mot i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme.

Advertisement

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.

Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy