Alternime vranësirash dhe kthjellime/ Parashkimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alternime vranësirash dhe kthjellime/ Parashkimi i motit për ditën e sotme

Per ditën e Dielë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike te qendrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura dhe kthjellime,pa perjashtuar ne mesdite reshjet e izoluara te shiut ne relievet e larta malore veriore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 9 deri 22 °C në zona e ulëta 15 deri 28 °C në zona bregdetare 13 deri 28 °C

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmsoferike. Moti do te jete me alternime vranësirash dhe kthjellimesh,ndersa ne pjesen lindore e tij do te jete i mot i vranet pothuajse gjate gjithe dites.

Persa i perket Kontinentit Europian paqendrueshmëria do të vijojë të shtrihet në pjesën veriperendimore të tij pasi ndikojnë një seri frontesh duke përfshirë Ishujt Britanikë, vendet nordike dhe një pjesë të Rusisë. Pjesa tjetër e kontinentit do të ketë mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira kalimtare përjashtuar qendrën dhe jugun e Italisë ku moti pritet të jetë i vranët dhe reshje shiu me intensitet te ulet.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy