Aludimet për spiunin e ish-Sigurimit të Shtetit/ Silva Caka: Nuk ka çfarë i duhet Ilir Metës me një person që ka inicialet I.M

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aludimet për spiunin e ish-Sigurimit të Shtetit/ Silva Caka: Nuk ka çfarë i duhet Ilir Metës me një person që ka inicialet I.M

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë Silva Caka, keomentoi në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus dokumentin e dalë nga Autoriteti i Dosjeve ku rezulton se ish Presidenti, Ilir Meta ka qenë pjesë e ish-Sigurimtit të Shtetit.

 

Caka e konsideroi gjtihçka një tymnajë politike.

 

Advertisement

“Gjithë tymnaja dhe gjithë loja e shëmtuar institucionale, politike e mediatike për të cilën më vjen keq por mesa duket paratë e inceneratorëve kanë përvëluar edhe shumë media në këtë lojë politike.

Sigurisht që mori fund shumë shpejt, pavarësisht se për ata ka kërkuar shumë investim edhe muaj të tërë për tu ngritur si furtunë në gotë u shua brenda një gjysme dite dhe kjo ishte e pashmangshme se nuk ka asnjë të vërtetë në asnjë nga gërmat e kësaj tymnaje.”

 

Pyetjes së Aleksandër Furxhi se përse Meta nuk e kërkon personalisht dosjen e plotë në Autoritetin e Dosjeve, Silva Caka iui përgjigj se ish-Presidenti nuk ka asnjë punë me një dosje që I referohet një shtetasi tjetër me inicialet I.M.

Advertisement

 

“Ilir meta ka të paktën 30 vite në politikë dhe do të ishte shumë e papjekur nga ana e tij dhe për të gjithë ne të binim pre e një gjëje të tillë, dhe kaq po i jepet rëndësi më shumë seç duhet, ne kemi kërkuar transparencë nga Autoriteti i Dosjeve. Nuk ka çfarë i duhet Ilir Metës asnjë lloj dosje që i referohet një personi me incialet I.M.

 

Referuar ndryshimeve që LSI pësoi në emër dhe në logo, dhe akuzave, se këto ndryshime nuk janë bërë konform procedurave, sekratarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë deklaroi në Vizion Plus se të gjitha vendimet e Konventës Kombëtare do të dërgohen Gjykatë.

Advertisement

 

 

“Parashikimet statutore të LSI-së që tashmë mban emrin Partia e Lirisë, parashikojnë atë procedurë që ne kemi ndjekur në Konventën Kombëtare dhe ju garantoj që është tërësisht ligjore madje ne do t’i drejtohemi edhe gjykatës për të regjistruar të gjitha vendimet e Konventës Kombëtare. Në përfundim do të certifikohet e legjitimohet çdo vendim i kësaj Konvente.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy