Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët: Kujdes gjatë protestës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët: Kujdes gjatë protestës

Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj për protestën që do të mbajë Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha në ditën e Samitit të 6 dhjetorit.

 

Në njoftimin e selise diplomatike thuhet se ambasada është në dijeni se mund të ketë një tubim në qendër të tiranës. Protestat kanë potencialin të përhapen edhe në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

 

Advertisement

Nga qytetarët amerikanë ambasada kërkon që të shmangin grumbullimet e mëdha.

 

Edhe pse shumë evente masive zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme, prandaj ambasada u kërkon qytetarëve të ndjekin udhëzimet e organeve ligjzbatuese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy