Ambasada e BE për vrasjen në Elbasan: Të hetohet me shpejtësi nga autoritetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada e BE për vrasjen në Elbasan: Të hetohet me shpejtësi nga autoritetet

Ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri ka kërkuar zbardhjen e plotë dhe në kohë rekord të vrasjes në Elbasan.

Po ashtu, ambasada iu bëri thirrjë faktorëve politikë në vend që të bëjnë kujdes me retorikën e tyre dhe gjuhën nxitëse.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale.”

Autori i dyshuar për ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy