Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Njihuni me fytyrën e propagandës së Kremlinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Njihuni me fytyrën e propagandës së Kremlinit

Ambasada amerikane ka publikuar sot “fytyrën” e propagandës së Kremlinit.

 

Sipas ambasadës, ai është Dmitri Peskov, i cili ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008.

 

Advertisement

Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020.

 

Përpara se Putini të niste luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës, Peskov mohoi vazhdimisht se Rusia kishte ndonjë qëllim për të pushtuar fqinjin e saj.

 

Advertisement

Ai pohoi në mënyrë të rreme se Rusia nuk përbënte kërcënim për Ukrainën, se Rusia nuk kishte sulmuar kurrë asnjë komb tjetër dhe se Rusia do të ishte ‘vendi i fundit në Evropë’ që mund të mendonte për fillimin e një lufte.

 

Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nënpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy