Ambasada ruse: Akuzat e Shqipërisë të sajuara, dyshime mbi sinqeritetin e marrëdhenieve mes dy vendeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada ruse: Akuzat e Shqipërisë të sajuara, dyshime mbi sinqeritetin e marrëdhenieve mes dy vendeve

Mos mbajtja e maskës, duket se i ka kushtuar shtrenjte Sekretarit te Pare te Ambasades Ruse ne Tirane, Alexey Krivosheev. Ai u debua nga Tirana, duke u shpallur “non grata” nga Ministria e Jashtme e Shqiperise, edhe pse sic kjo e fundit shprehet ne njoftimin e shperndare per media, per shkeljet e perseritura te masasve anti-covid, ishte njoftuar edhe vet ambasadori Mikhail Afanasiev.

Por, ndonese diplomatit i jane dhene 72 ore afat per tu larguar nga Shqiperia, se bashku me familjen e tij, duket se reagimet per kete ngjarje, do te vijojne pertej ketij afati.

Pas reagimit të fortë të, Zv. Ministrit të Jashtëm Aleksander Grushko, që e ka cilësuar këtë ngjarje si provokim, që nuk do të mbetet pa përgjigje, nuk ka vonuar as reagimi zyrtar i Ambasadës Ruse në Tiranë.

Kjo e fundit hedh poshtë pretendimet e pales shqiptare, duke nënvizuar se emri i Aleksej Krivoshejev nuk ishte përmendur asnjëherë në kontaktet mes Ambasadës dhe Ministrisë, përveç notës verbale të datës 20 janar kur është njoftuar se ai ishte shpallur non grata” dhe se nuk është sjell asnjë provë për shkeljet e masave anti-kovid. Por Ambasada Ruse konfirmon faktin se diplomati në fjalë ka qenë i prekur nga Covid-19.

Advertisement

 

Përkundër pretendimeve të Ministrisë, emri i Aleksej Krivoshejev nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve midis Ambasadës Ruse dhe Ministrisë përkatëse. Për herë të parë dhe të fundit, ai është përmendur në Notën Verbale të MEPJ-së me dt. 20.01.2021, sipas së cilës z. Krivoshejev është shpallur “persona non grata”. Në të njëjtën kohë, asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-kovid, të vendosura në Shqipëri, nuk është sjellë.

Më herët, në korrik të vitit 2020, në një takim midis Ambasadorit dhe Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, G. Cakaj, u ngrit çështja e pretendimeve, meqë ra fjala, gjithashtu, mjaft të diskutueshme, për sjelljen e një diplomati tjetër. Pikërisht atëherë z. Ambasador premtoi të merrej me këtë çështje, premtim, i cili u përmbush. Vërejtje në adresë të këtij punonjësi nuk pati dhe ai u largua me sukses nga vendi pas disa muajsh, duke përfunduar shërbimin e tij.

Sa i përket z. Krivoshejev, pasi u diagnostikua me COVID-19 në fillim të muajit nëntor 2020, në përputhje me protokollin mjekësor, ai ka qendruar në vetëizolim për dy javë me anëtarët e familjes së tij, duke respektuar rreptësisht karantinën e pëcaktuar, dhe ka dalë në punë vetëm pasi ka kaluar dy teste negative. Kontakte të jashtme, përveç vizitës në institucionet mjekësore për të kryer testet përkatëse, ai nuk ka patur.

Advertisement

Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara. Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime.

Gjithashtu, drejtojmë vëmendjen tuaj te fakti se, në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohen publikut. Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre. Publikimi i emrave mund të ndodhë, vetëm pasi punonjësi është larguar nga vendi pritës.

 

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria shpall non grata diplomat të huaj. Në vitin 2018, ishin dy diplomat rus që u shpallën të padëshiruar, pas Rastit Skripal. Mes tyre ishte dhe atasheu ushtarak, post i cili serish vijon te jete i paplotësuar ne kete ambasade, pas disa refuzimeve nga Ministria e Mbrojtjes, te disa emrave te propozuar.

Advertisement

 

Nje tjeter ambasade, personeli i te ciles eshte shpallur “non grata” eshte dhe ajo e Iranit. Ne 2018, vete ambasadori dhe nje tjeter diplomat, u dëbuan. Por dy vite me pas edhe dy diplomat te tjere do ti bashkoheshin kësaj liste, duke e cuar ne 4 numrin e diplomateve iranian te dëbuar nga shqiperia, për shkak të aktiviteteve të tyre që binin ndesh me atë të diplomatit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy