Ambasadori britanik: Dialogu Kosovë-Serbi është në një fazë shumë të vështirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori britanik: Dialogu Kosovë-Serbi është në një fazë shumë të vështirë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, në një intervistë për portalin “Kossev” ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është në një fazë shumë të vështirë.  Diplomati britanik ka thënë se asnjëra nga palët s’kanë një vizion të përbashkët rreth asaj se çfarë dialogu përfaqëson, shkruan Gazeta Express.

“Dhe ajo që vërtet nevojitet është një lloj mendimi themelor për atë që ne po përpiqemi të arrijmë përmes këtij procesi”, ka thënë Abbott.

Diplomati britanik tutje është pyetur për atë se çfarë po përpiqet të arrijë Kosova në dialog. Abbott thotë se kërkesat e Kosova janë shumë të qarta. “Unë mendoj se është shumë e qartë. Prishtina kërkon njohje reciproke. Ata duan mundësinë për të qenë anëtarë të Kombeve të Bashkuara, duan të njihen si shtet i pavarur”, ka shtuar tutje ai.

Ndërkohë kur është pyetur për kërkesat e Serbisë në procesin e dialogut, Abbott ka thënë se mbase për to është më mirë të flas ambasadori britanik në Beograd.

Advertisement

“Mendoj se Beogradi ka një sfidë edhe më të madhe, sepse shumë gjëra kanë të bëjnë me atë që dëshiron Serbia e ardhshme. Kolegu im në Beograd është ai që duhet t’i përgjigjet vërtet kësaj. Për mua, ndërsa jam ulur këtu, ka disa pyetje vërtet të mëdha se çfarë marrëdhëniesh dëshiron Serbia me Kosovën, me Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar. Në thelb, kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë”, është shprehur Abbott.

Gazetarja përsëri ka insistuar në përgjigje duke riformuluar pyetjen dhe duke i thënë ambasadorit se “çfarë mendoni se është e ardhmja e dialogut nëse Beogradi nuk e njeh Kosovën”.

“Kjo është e ardhmja në të cilën ne mund të mbështesim një proces që lejon të dy vendet, në pikëpamjen tonë, të vazhdojnë dhe të negociojnë dhe të zvogëlojnë sfidat, dhe problemet e vogla dhe të mesme me të cilat përballen, disa fërkime të natyrshme  që mund të ndodhin në mes të dy vendeve. Sa për serbët e Kosovës, unë mendoj se kjo është një sfidë reale, sepse duket sikur ajo që duket si një imazh gri vazhdon. Kjo mund të jetë e ardhmja.

Por ka edhe një tjetër të ardhme, dhe ajo është që të dy palët dhe Bashkimi Evropian, me mbështetjen tonë, të përfshihen në atë se çfarë vërtetë duhet të bëhet. Është e vërtetë kur ata thonë se tashmë jemi në vitin 2021 dhe se nuk është 2013-ta. Mirë,  por çfarë kjo realisht nënkupton dhe çfarë është ajo që ka vërtetë rëndësi dhe që duhet të trajtohet?”, është përgjigjur Abbott./GazetaExpress

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy