Ambasadorja e BE në Tiranë: Pres me padurim të punoj për ta bërë Shqipërinë anëtare të Unionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadorja e BE në Tiranë: Pres me padurim të punoj për ta bërë Shqipërinë anëtare të Unionit

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian Christiane Hohmann, e cila nisi misionin e saj në Shqipëri këtë javë, ka shpërndarë një mesazh për shqiptarët.

 

Hohmann shprehet se pret të punojë me institucionet shqiptare për të bërë vendin tonë pjesë të Unionit Europian.

 

Advertisement

Ajo tha se hapja e negociatave ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të Shqipërisë.

 

“Hapja e negociatave na sjell më pranë dhe na bën më të fortë. Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj.

Pres me padurim të punoj me të gjithë ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, u shpreh ajo.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy