Ambasadorja Kim: SHBA-Shqipëri, bashkëpunim për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadorja Kim: SHBA-Shqipëri, bashkëpunim për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe drejtori i Doganës, Gent Gazheli, kanë zhvilluar një takim për të diskutuar mbi lëvizjen e ligjshme të mallrave dhe goditjen ndaj krimit të organizuar.

 

Diplomatja amerikane vë në dukje se forcimi i kontrolleve doganore do të rrisë edhe të ardhurat për Shqipërinë.

 

Advertisement

“Faleminderit Drejtorit të Doganës Gent Gazheli për diskutimin e javës së kaluar mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave duke goditur korrupsionin dhe krimin. Është mirë të shihet se importet nga SHBA janë rritur 17% ndërsa eksportet shqiptare janë rritur me 33% deri më tani këtë vit. Trendi i mirë! Forcimi i kontrolleve doganore do të rrisë edhe të ardhurat për Shqipërinë. Deri më tani këtë vit, Dogana ka mbledhur 1,5 miliardë dollarë – një rritje e madhe nga 1,1 miliardë dollarë në të gjithë vitin 2020. SHBA do të forcojë më tej mbështetjen për të forcuar sigurinë kufitare, për të rritur të ardhurat për Shqipërinë dhe për të nxitur biznesin midis SHBA dhe Shqipërisë”, shkruan ambasadorja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy