Amnisti për opozitarët në vitet 2018-2020, Sefa për Vizion Plus: Do bashkojmë votat me PS nëse pranon amendamentin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Amnisti për opozitarët në vitet 2018-2020, Sefa për Vizion Plus: Do bashkojmë votat me PS nëse pranon amendamentin tonë

Lulzim Basha i cili mban logon dhe vulën e Partisë Demokratike ka propozuar një amendament në ligjin për amnistinë penale, amendament i cili synon të falë demokratët që janë dënuar apo po hetohen për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protestat e thirrura nga opozita.

Sekretari për çështjet ligjore në PD Indrit Sefa në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun, tha se në amendament, përfshihen edhe personat që janë dënuar në protesta të ndryshme të opozitës, teksa shtoi se PD është përpjekur që të përfshijë të gjitha shtresat.

Ai shtoi se nëse mazhoranca pranon propozimin e tyre, atëhere ata do bashkojnë votat për miratimin e amnistisë penale.

Intervista e plotë:

Advertisement

-Amendamenti kërkon të amnistohen ata që protestuan për ju, por jo ata që protestuan edhe për ju në ngjarjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale të vitit 2019.  Përse kështu?

PD në konsultim me strukturat e saj, ka marrë informacionin e bollshëm dhe ka bërë amendamentin për amnistinë. Në atë draft janë për protestat e organizuara në Astir, bregun e lumit, tek Teatri, në protestat e studentëve apo të qytetarëve në protestën e vrasjes së Klodian Rashës. Është një paketë e gjerë që përfshin një numër të madh protestuesish. PD ka bërë një amendament që ti përfshijë të gjithë këta. Fasha e kërkuar nga PD kërkon që nga 2018-dhjetor 2020.

-Pra përfshihen edhe ata që u përfshinë në incidentet e zgjedhjeve.

Të gjithë. Edhe ata për goditje për shkak tëdetyrës, shkatërrim prone. Se prokuroria interpreton se mund të ndjekë penalisht qytetarët, është interpretim i prokurorive. PD është munduar të përfshijë të gjithë shtresat.

Advertisement

-Nëse ky amendament pranohet nga shumica, PD do bashkojë votat për amnistinë penale…

PD është dakord, në rast se amendamenti do pranohet nga qeveria të jetë pjesë e kësaj amnistie./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy